Vetëm pak orë pas votimit në parlamentin grek me 176 vota pro të ligjit që lejon martesat brenda së njëjtës gjini, publikohet edhe lajmërimi për martesën e parë mes dy meshkujsh.
Martesa do të zhvillohet sapo të publikohet ligji në fletoren zyrtare, mes Dhimitrios Elefsiniotis dhe Stavros Gavrilidhis në bashkinë Nea Zmirni të Atikës.
“Dhimitris Elefsioniotis i Spiridhonit dhe Anës banor në Nea Zmirni të Atikës dhe Stavros Garvilidhis, i Kristos dhe Evgjenias banues Nea Zmirni do të martohen dhe ceremonia do të zhvillohet në bashkinë Nea Zmirni, shkruhet në njoftim.