Një incident ndodhi në një shkollë në Argallasti në Pelion mëngjesin e djeshëm.
Një nxënës i shkollës ka varur flamurin shqiptar në kangjellat e oborrit dhe ky akt ka sjellë reagimin e shokëve të klasës. Disa nxënës të rritur e çuan te drejtori i shkollës. Reagime ka edhe nga prindërit e nxënësve të cilët janë njoftuar për ngjarjen.
Sipas Protothema.gr., sot në mesditë është mbledhur këshilli i shkollës nën kryesimin e kreut të Drejtorisë së Arsimit të Mesëm të Magnezisë, z.Sokratis Savelidis,
Sipas informacioneve, studenti është shprehur se është penduar për veprimin e tij, nuk ka dashur të ofendojë simbolin e vendit dhe gjithçka është bërë me shaka.