Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington, në fund të muajit janar.
Në takimin me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, znj. Avril Haines, u theksua partneriteti i jashtëzakonshëm mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.