Shqipëria rezulton një eksportues neto i energjisë në vitin 2023.

Të dhënat e bilancit të energjisë për vitin e shkuar të publikuara nga INSTAT tregojnë se prodhimi shënoi vlerën 8.796 GWh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6%.about:blank

“Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 1.922 GWh nga 3.044 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rënie me 36,9%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 2.842 GWh nga 2.123 GWh duke shënuar një rritje me 33,9%”, thuhet në publikim.

Të dhënat zyrtare tregojnë se hidrocentralet në kaskadëne  Drinit që menaxhohen nga kompania publike e gjenerimit KESH janë burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend. Ndërkohë edhe prodhuesit private në vitin 2023 kanë shënuar rritje në raport me vitin paraardhës sa i takon sasisë së energjisë së prodhuar.

“Hidrocentralet publike, në vitin 2023, prodhuan 5.123 GWh nga 3.859 GWh të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar kështu një rritje të prodhimit me 32,8%. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.582 GWh nga 3.093 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 15,8%. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 GWh. Në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative prej 921 GWh”, thuhet në publikim.

Ndërkohë humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 1.655 GWh në vitin 2023 nga 1.658 GWh në vitin 2022, duke shënuar një rënie me 0,2%. Humbjet në transmetim janë rritur me 10,1% dhe pesha që zënë në totalin e humbjeve në rrjet është 13,3%. Humbjet në shpërndarje zënë një peshë më të madhe, rreth 86,7% të humbjeve në rrjet dhe në vitin 2023 janë ulur me 1,6%, krahasuar me vitin 2022

Bizneset ulën konsumin, familjarët e rritën

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumatorët jo familjarë që në këtë rast janë kryesisht bizneset dhe institucionet kanë ulur konsumin e energjisë. Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me familjarët.about:blank

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2023, arriti vlerën 6.221 GWh nga 6.266 GWh që ishte në vitin 2022. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 1,4%, duke arritur vlerën 3.117 GWh në vitin 2023 nga 3.075 GWh që ishte në vitin 2022, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 2,7% duke arritur vlerën 3.104 GWh në vitin 2023 nga 3.191 GWh që ishte një vit më parë”, thuhet në publikim.

Më herët insitucionet kanë argumentuar se kjo ulje e konsumit të energjisë nga bizneset lidhet me instalimet e fotovolatikëve për vetëprodhim por nuk ka një matje të saktë mbi këtë ndikim të dhënë nga këto instalime./ Monitor