Një alarm për bombë është ngritur sot në Gjykatën e Selanikut.
Mediat greke shkruajnë se një person i panjohur ka telefonuar në një radio të Selanikut pak pas orës 10:00 të mëngjesit dhe ka raportuar se në Gjykatën ishte vendosur një bombë dhe se ajo do të shpërthente për dy orë nëse nuk evakuohej godina.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese dhe një qen i stërvitur, të cilët kanë kontrolluar ambientet e godinës pa gjetur ndonjë objekt të dyshimtë.
Policia nuk ka vazhduar me evakuimin e godinës pasi alarmi është cilësuar fals.