Bajerni i Mynihut është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kanë mposhtur me shifrat 3-0 Lacion në Mynih, ku dominuan dukshëm sfidën. Furia e lojtarëve të Bajernit nuk lindi nga asgjëja.Tuheli ka lujtur një rol të madh për t’u dhënë futbollistëve ngarkimin e duhur emocional për të mposhtur Lacion. Trajneri gjerman ka dhënë një fjalim motivues përpara fillimit të ndeshjes. Me sa duket, Tuheli ka qenë mjaft i përfshirë në fjalim, duke thyer gishtin e madh të këmbës së tij. “Është e dhimbshme. Në fjalimin e fundit përpara se të fillonte ndeshja shkelmova derën. Ishte teknika e gabuar. Kam ndjesinë se është thyer”, ka thënë Tomas Tuheli pas përfundimit të ndeshjes për “CBS Sports”.
Theu gishtin e madh të këmbës gjatë fjalimit motivues para ndeshjes, Tuchel: Shkelmova derën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rast tronditës abuzimi në SHBA/ Vajza 18-vjeçare kreu vetëvrasje ndërsa babai u dënua me vetëm 1 vit heqje lirie
BE propozon një reformë tatimore për të ulur kostot e biznesit me 8 miliardë euro në vit
Ish presidenti i SHBA Barack Obama flet për martesën me Michelle: Mora më shumë sesa dhashë! Të qenit me të, më ka bërë një person më të mirë
Kush i respekton më shumë pasagjerët? Renditja e kompanive ajrore evropiane





