Gjatë ndeshjes Paris Saint-Germain-Real Sociedad, Kylian Mbappe, realizoi një gol fantastik pas një sprinti si raket.
Pas ndeshjes sulmuesi francez u krahasua me një nga sprintierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Usain Bolt, fituesi i 8 medaljeve të artë olimpike në 100m dhe 200m.
Të apasionuarit pas pista nuk e morën lehtë kur rekordi botëror 9,58 sekonda i Bolt u krahasua me 10,9 sekonda të Mbappe.
“Qesha kur pashë atë krahasim. Edhe vajzat janë më të shpejta sesa Mbappe”, tha Bolt për shpejtësinë e Mbappe.
Ky krahasim ka trondit edhe Michael Johnson. “Jam shumë i hutuar”, shkruan legjenda e Atletikës.
Goli i dytë i Mbappe ishte fantastik, me sulmuesin që finalizoi pas një sprinti të madh. Tifozët nisën ta tepronin disi duke e krahasuar me Usain Bolt.
BBC raportoi se sulmuesi i PSG-së te goli i dytë ndaj ekipit bask vrapoi me me një shpejtësi të tillë që do ta bënte atë t’i realizonte 100 metrat për 10 sekonda e 9 të dhjetat!
1.3 sekonda larg rekordit botëror të vendosur nga Usain Bolt në Kampionatin Botëror të Atletikës, në Berlin 2009 (9″58).
Xhamajkani është rekordmen në garat 100 metra, 200 metra, stafetën 4×100 metra dhe 8 herë fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike.





