Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka uruar sot gratë dhe vajzat ushtarake.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake. Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshëm”, shkruan Peleshi.
Edhe figura të tjera të politikës shqiptare kanë shprehur urimet e tyre, në rrjetet sociale, për 8 Marsin.