Këngëtari Bardhi Idrizi, i cili mbrëmjen e djeshme ndërpreu garën në “Big Brother Vip” pasi lajmërua nga i vëllai për gjendjen jo të mirë shëndetësore të së ëmës, ka publikuar foto krah saj nga spitali.

Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet nëna e tij në spital, ndërsa thekson se ajo ka të gjitha meritat për djalin që ai është sot.

Ndër të tjera, këngëtari ka falënderuar edhe ndjekësit e tij për mbështetjen dhe që janë shqetësuar për shëndetin e nënës së tij.

Reagimi:

Prane teje ne krejte rrethanat, ti je arsyeja me krejte meritat per djalin qe une jom! I lumtur qe je me mire! Falenderues per krejt njerezit qe m’kan shkru per gjendjen shendetesore te nanes! Kerkoj falje per krejte ata adhurues qe u deshpruan nga dalja ime e parakohshme, por ne fund te dites shendeti i gruas me te rendesishme ne jeten time vendosi ndryshe!

Shihemi shume shpejte! ❤️

Po ashtu një reagim ka ardhur edhe nga menaxheri i Bardhit, i cili ka qenë pranë këngëtarit në spital.

Jetmir Agaj ka publikuar një foto nga spitali ku duket Bardhi me të ëmën e cila kryen vizitat mjekësore, ndërsa ka shkruar edhe një mesazh për të gjitha ata që sipas tij, po përdorin situatën e Bardhit.

“Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famen po për tkeq”, shkruan ai.