Një përmbytje në rajonin Gard e shkaktuar nga stuhia Monica, ka shkaktuar vdekjen e tre personave.

Sipas lajmeve nga mediat franceze, mësohet se janë gjetur trupat e pajetë të 2 grave që u përfshinë në përmbytjen pas reshjeve ekstreme në Goudargues në rajonin Gard dhe të një shoferi 62-vjeçar në rajonin Gagnieres.

Po ashtu autoritetet kanë ndarë informacionin se janë ende të zhdukur babai dhe dy fëmijët e tij të cilët tentuan të kalojnë me automjetin e tyre urën në Dions dhe të një 70-vjeçari në Ardech.

Shërbimi Meteororlogjik francez, Meteo France njoftoi se në rajonet Ardeche, Bouches-du-Rhone, Charente-Maritime, Gard, Gironde, Pyrenees-Atlantiques, Var dhe Yonne vazhdon rreziku i përmbytjeve për shkak të shirave intensive dhe se niveli i alarmit është përcaktuar si portokalli.

Qytetarët në rajonet ku stuhia është efektive u paralajmëruan që të “mos dalin nga shtëpitë e tyre”.