Rreth 200 të burgosur në burgun e Reçit i kanë dërguar një peticion deputeteve të opozitës për të miratuar amnistinë penale.
Përmes avokatit Anton Kosteri, të burgosurit i bëjnë thirrje deputetëve që të lënë pas ndasitë politike.
Të burgosurit kërkojnë që amnistia të përfshijë uljen e dënimit minimalisht dy vite dhe e dyta i dënuari të konsiderohet personi që vendimi ka marrë formë të prerë deri në ditën që hyn në fuqi ligji.