Guardia di Finanza ka zbarkuar në zyrat e Milanit për një kontroll tatimor, që ka lidhje me ndryshimin e pronësisë. Hetimet kanë të bëjnë me kalimin e shumicës së aksioneve të kompanisë kuqezi, të përfunduar në gusht 2022, nga fondi Elliott në fondin RedBird.
“Përsa i përket kontrollit që u bë sot në selinë e “Casa Milan”, kompania AC Milan duket se është palë e tretë dhe e palidhur me procedurat në vazhdim në lidhje me blerjen e saj, të përfunduar në gusht 2022. Hetimi, ku përfshihen edhe përfaqësuesit ligjorë me pushtet të nënshkrimit, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, CEO aktual dhe i mëparshëm i Klubit, hipotezojnë komunikime të pasakta me autoritetin mbikëqyrës kompetent. Kompania po ofron bashkëpunim të plotë me autoritetin hetues”, thuhet në njoftimin e Milani pas kontrollit të sotëm të Policisë Financiare në selinë e klubit dhe regjistrimit të drejtorit aktual Giorgio Furlani në regjistrin e të dyshuarve, së bashku me ish-drejtorin ekzekutiv Ivan Gazidis, për pengim të veprimtarisë së mbikëqyrjen e FIGC.
Sipas prokurorëve të Milanit, Giovanni Polizzi dhe Giovanna Cavalleri, do të kishte “dyshime të bazuara në lidhje me pronësinë aktuale” të Milanit duke filluar nga 31 gushti 2022, një datë thelbësore në mbylljen që çoi në transferimin e pronësisë së kuqezinjve midis fondit Elliot dhe RedBird.
Kjo mund të lexohet në dekretin e kontrollit që Njësia e Policisë Financiare të Guardia di Finanza ka kryer sot ndaj drejtorit ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani, ish-CEO-s, Ivan Gazidis në Piazza Castello në Milano dhe në zyrën e Furlanit në shtëpinë e Milanit.
Jean-Marc McLean dhe Daniela Italia nga kompania luksemburgase Project Redblack janë gjithashtu nën hetim për pengim të mbikëqyrjes së FIGC-së, të cilët tashmë janë kontrolluar në atë kohë nga policia gjyqësore.
Sipas hetuesve, u deklaruan “fakte të pavërteta” në lidhje me “gjendjen ekonomike, pasurore dhe financiare” dhe “strukturën e pronësisë” të Milanit.





