Rusia ka paralajmëruar se Perëndimi “po ecën buzë humnerës” dhe lufta mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës.
Ka qenë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, e cila tha se veprimet e “një ose dy” anëtarëve të NATO-s mund të shohin që konflikti të kalojë dhe të dalë “jashtë kontrollit”.
Në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm, Zakharova tha se Perëndimi “po ecën buzë humnerës” dhe “po e shtyn botën në skaj”.
Ajo tha gjithashtu se Perëndimi duhej të heq dorë nga ideja e mposhtjes strategjike të Rusisë.