Qytetarët beratas nuk kanë harruar edhe këtë vit ritet e Ditës së Verës dhe traditat qindra vjeçare për të pritur pranverën.
Ata kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme oborret e banesave dhe bahçet, ndërkohë që zjarrit nuk i ka shpëtuar as aksi nacional Berat-Dimal.
Përveç zjarreve të vëna në anë të rrugës, në fshatin Moravë, banorët kanë djegur goma në rrugë, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Kanë qënë efektivët e policisë rrugore, ata që kanë mbajtur nën kontroll qarkullimin në këtë aks deri në mbërritjen e zjarrëfikësve.
Për disa minuta me radhe, në këtë aks ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në njërin krahë të rrugës, që pas disa minutave zjarr u pushtua më pas nga shtëllunga tymi.
Dita e Verës është një festë pagane e trashëguar ndër breza së bashku me rituale e saj specifike, që edhe sot vijojnë të respektohen nga banorët e Beratit e gjithë Shqipërisë, edhe pse të tepruara në shumë raste.