Shqipëria është lëkundur gjatë natës nga një termet, i pasuar me disa postgoditje.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi, ku kjo zonë është goditur nga tërmeti 5.4 ballë. Tërmeti kishte thellësi rreth 10 kilometra dhe me epiqendër 21 km nga qyteti i Pluzine.

Lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 04:06, janë ndjerë thuajse në gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, më pas ka pasur minitërmete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5. Deri më tani nuk raportohet për dëme.