Pamje plot gjallëri vijnë së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Vuhan, i cili si ish-epiqendër e pandemisë raporton zero raste të reja.
Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime në pamje qe tashmë i ngjajnë botës që ne njihnim para epokës së pandemisë.
Megjithëse Covid-19 vazhdon të përhapet gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit teksa në Vuhan nuk janë shënuar raste të transmetuara brenda komunitetit prej muajit maj.
Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi komunist ka çrrënjosur krejtësisht koronavirusin.
Në të gjithë Kinën rregullisht janë regjistruar më pak se 100 raste ditore infektimi që prej fundit të prillit, edhe pse ishte vendi i parë i goditur nga infeksioni i rëndë.
Pekini thotë se ka katër tipe vaksinash në fazat finale të testimit, të cilat janë përdorur në raste emergjente nga punonjësit e shëndetësisë që prej korrikut. Tre nga vaksinat kineze po prodhohen nga kompania shtetërore kineze Sinopharm në bashkëpunim me grupin amerikan Sinovac Biotech.