Një 85-vjeçare në Itali humbi jetën teksa po dilte nga spitali, ku kishte qëndruar për disa ditë për një operacion në veshka.
E moshuara ishte përmirësuar dhe do të shkonte në shtëpi, por ndërsa po e hipnin në ambulancë ajo ra nga barrela dhe humbi jetën, pasi përplasi kokën.
Gruaja pësoi hemorragji dhe për mjekët që e pamundur që ta mbanin në jetë pasi humbi shumë gjak.
Menjëherë familjarët bën një kallëzim në prokurorinë e Termini Imerese ndaj kompanisë së ambulancave, teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.