Kafeja gjatë shtatzënisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar sot i bazuar mbi statistika. Sipas OBSH, konsumi i kafesë gjatë pritjes së fëmijës lejohet, por në mënyrë të moderuar, duke vënë edhe një limit prej 200 mlg në 24 orë, pra 3 filxhanë ekspres. Por, sipas analizave të fundit rezulton se nuk ekziston një nivel i duhur minimal i kafeinës që të jetë i sigurt, për të çuar deri në fund një shtatzëni të shëndetshme dhe të evitohen abortet spontane dhe komplikime të tjera.

Për të arritur në këtë konkluzion, grupi i Universitetit të Reykjavik, ka analizuar më shumë së 1200 studime mbi efektet e kafeinës në gratë shtatzëna. Dhe në bazë të tyre është dalluar qartë me statistika, se konsumi i kafesë është i lidhur shpeshherë me pasoja negative në shtatzëni. Kjo ndodh pasi kafeina arrin të depërtojë placentën, duke arritur te fetusi, që nuk i ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar.

Studimi ka hapur një debat të ri mbi këtë çështje dhe sipas ekspertëve, duhen rishikuar të gjitha protokollet mjekësore të shtatzënisë në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë e SHBA.