Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Dronët Bajraktar të Forcave të Armatosura, kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.

Kreu i qeverisë tha se Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti, u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri.

Postimi:

“Dronët #Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.

Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”.