Ditën e sotme kryebashkiaku socialist i Libohovës Leonard Hide është paraqitur në SPAK, pasi dyshohet se ka lejuar kultivimin e bimëve narkotike përkundrejt përfitimit gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës

Pas marrjes si i pandehur, Hide, është shprehur se kur ka kandiduar për kryebashkiak nuk e ka ditur që ka qenë nën hetim.

Ai është shprehur i gatshëm për të lënë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës, për t’u përballur me drejtësinë.

“Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”,-tha Hide.