Disa drejtues mjetesh dhe motomjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Automjetet thyejnë rregullat duke u kthyer majtas, ndërsa motomjetet futen në korsinë e biçikletave.

“Së fundmi, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka regjistruar raste të shumta të shkeljeve të rregullave rrugore, veçanërisht të mjetëve që kthehen majtas në kundërshtim me neni 152.4 dhe motomjeteve 🏍️ që qarkullojnë në korsinë e bicikletave, gjithashtu ne kundershtim me nenin 144.2 të Kodit Rrugor. Këto veprime jo vetëm që rrezikojnë jetën e shoferëve dhe kalimtarëve, por dëmtojnë edhe kulturën tonë të qarkullimit rrugor. Qëllimi ynë është të nxisim reflektim dhe ndryshim në sjelljet rrugore. Ne ftojmë çdo përdorues rruge në trafik të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe të kontribuojë në një mjedis më të sigurt rrugor për të gjithë. Le të jemi modeli i ndryshimit që duam të shohim”, bën apel policia.