Ministria e Mjedisit në Tajlandë së fundmi ka marrë një vendim të çuditshëm. Në Tajlandë është vendosur se personat që hedhin mbeturina në parkun kombëtar Thai, do i marrin sërish mbrapsh.
Sipas ministrisë, mbeturinat që gjendet në park do të kthehen sërish në shtëpitë e personave që i kanë hedhur, dhe kjo do të bëhet si një mësim që njerëzit të mbrojnë natyrën. Me këtë do të merren autoritetet në Parkun Kombëtar të njohur Khao Yai. Sipas mediave të huaja, shkelësit gjithashtu do të regjistrohen në polici.
Vizitorët para se të futen në park duhet të regjistrohen me adresat e tyre, duke e bërë më të lehtë për rojet që nëse i lënë mbeturinat, t’u gjejnë menjëherë shtëpitë dhe t’ua kthejnë mbetjet.
Ministri i Mjedisit Varawut Sikpa-arxha postoi në llogarinë e tij në Facebook fotografi të mbeturinave të mbledhura në parcela kartoni që ishin gati për t’u dërguar te personat që i kanë hedhur.
“Plehrat tuaja – ne do t’i kthejmë përsëri tek ju”, shkruan ai.
Së bashku me shishet plastike të zbrazëta, kanaçe dhe kutitë në postimin në Facebook, përmbahet një shënim i sjellshëm që thotë: “Ju i keni harruar këto gjëra në Parkun Kombëtar Khao Yai”.
Autoritetet e parkut thonë se mbeturinat e lëna mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për kafshët që mund të përpiqen ta hanë atë.
Parku Kombëtar Khao Yai i cili është në veri-lindje të kryeqytetit Thai Bangkok shtrihet në më shumë se 2.000 km katrore (770 milje katrore) dhe është shumë i popullarizuar nga alpinistët.