Policia greke ka arrestuar një 17-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë në bark një 39-vjeçar dhe një 26-vjeçar.

Përveç 17-vjeçarit, policia arrestoi edhe babain e tij 48-vjeçar për neglizhencë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe përveç 17-vjeçarit, në përleshje ka qenë edhe një bashkatdhetar tjetër, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve dy shqiptarët i kanë goditur me një send të mprehtë dy grekët. Dy të plagosurit janë dërguar në spital në Rodos, ku pasi iu dha ndihma e parë u larguan.