Opozita ukrainase ka dalë kundër presidentit Volodymyr Zelensky.

Ata pretendojnë se lideri ukrainas është duke keqpërdorur ligjin e luftës, duke mos u lejuar pjesëmarrjen në disa ngjarje ndërkombëtare.

Petro Poroshenko, ish-president dhe deputet, pretendon se i është mohuar autorizimi për t’u larguar nga Ukraina. Ai i shkroi një letër komisionerit evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, duke thënë se Zelensky po përpiqet të “pastrojë fushën politike nga opozita dhe ta izolojë atë nga kontakti me ndërkombëtarët.

Solomiia Bobrovska, deputete e Partisë Zëri në Ukrainë, tha për gazetën franceze Le Monde: “Unë i shoh këto ndalime si një përpjekje për të na penguar në mënyrë që të mbajë Parlamentin jashtë vendimeve kyçe. Qeveria nuk mund t’i thotë Parlamentit, i cili është një institucion i pavarur më vete, se çfarë duhet të bëjë; kjo është krejtësisht antikushtetuese”.