Vladimir Putin fitoi 72.3% të votave në qendrat e votimit jashtë vendit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura gjatë fundjavës, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, e cila citon komisionin zgjedhor të Rusisë.
Rusët që jetojnë jashtë vendit, duke përfshirë shumë që janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ishin në gjendje të votonin në ambasadat dhe konsullatat ruse.
Rezultatet zyrtare i dhanë Putin një mandat të ri gjashtëvjeçar me 87.3% të votave totale. Zgjedhjet në Rusi, të mbajtura në 15-17 mars, u konsideruan gjerësisht si një mashtrim, me një grup të pavarur që e quajti atë si më të korruptuarin në historinë ruse.
Qendrat e votimit jashtë vendit shkaktuan polemika në Moldavi, e cila protestoi kundër atyre të ngritura në rajonin separatist moldav të Transnistrisë, një enklavë pro-ruse që u nda nga vendi pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Kishinau e kritikoi masën si mosrespektim ndaj sovranitetit të Moldavisë dhe dje njoftoi se do të dëbonte një diplomat rus si rezultat.
Ambasadori rus në Moldavi i hodhi poshtë këto ankesa si “të pabaza” dhe tha se qendrat e votimit ishin të nevojshme për të siguruar që qytetarët rusë të mund të merrnin pjesë në zgjedhje.