Një operacion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet.
Policia e ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre.
I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai është identifikuar si Enea Sulejmani, 30 vjeç.
Në pranga janë vënë tre persona.
Në vijim priten detaje të tjera rreth operacionit dher njoftim zyrtar nga policia.