Në nje intervistë Haxhi Dede Edmond Brahimaj, kryegjyshi botëror i Bektashinjve tha se po punojnë me qeverinë për t’i dhënë një status juridik kryeqendrës botërore të bektashizmit në Tiranë.

Ai tha gjithashtu se do të hapet për këtë shtator edhe një shkollë fetare.

“Falenderoj zotin që na ka ruajtur mendjen që të jemi njerëz që duke pasur vlera, t’i japim vlera shoqërisë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën për kombin shqiptar.

Po duhet të kuptosh që vlerat e bektashizmit është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe për këto vlera, na vlerëson bota.

Prandaj mundohem që këtë qendër botërore, me qeverinë kemi hyrë në bisedime dhe me faktorin botëror që kjo të marrë një status që meriton si qendër botërore, sic është Vtikani të jetë edhe në Tiranë.

Plus që do të hapim shkollën për këtë shtator që njerëzit të përgatiten dhe mësojnë sipas mistikës dhe fesë islame”, tha ai.