Pavarësisht skepticizmit ndërkombëtar, me të cilën është shoqëruar marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, qendrat e azilkërkuesve në Shqipëri pritet të hapen më datë 20 maj.
Qendrat e emigrantëve të ndërtuara në Shqipëri, të cilat do të menaxhohen nga autoritetet italiane, “pritet të bëhen funksionale jo më vonë se data 20 maj 2024”.
Kështu thuhet në një njoftim të publikuar nga Prefektura e Romës më 21 mars, i cili është akti i parë teknik që raporton një datë zyrtare për nisjen e protokollit Itali-Shqipëri për emigracionin.
Pakti, i promovuar nga qeveria Meloni dhe i kontestuar ashpër nga opozita, parashikon që në territorin shqiptar të ndërtohen struktura për të akomoduar azilkërkuesit emigrantë të shpëtuar në det nga autoritetet italiane.