Dy shqiptarë janë burgosur pasi grabitën dhe vranë me thikë një person në Barnet.

Armand Tafa, 40 vjeç dhe Migen Emilova, 35 vjeç, pa adresë fikse, u shpallën fajtorë për vrasjen në Old Bailey të mërkurën 20 mars.

Incidenti u zbulua pasi Policia Metropolitane u thirr rreth orës 06:00 në Chandos Avenue më 20 mars 2023, pas raportimeve se një person i plagosur ishte në rrugë.

Oficerët gjetën 44-vjeçarin Stefan Stelian Moraru i cili u shpall i vdekur në vendngjarje.

Nga ekspertiza mjeko ligjore u konfirmua se ai vdiq si pasojë e një plage me thikë në zemër.

Oficerët zbuluan se Stefanit iu zu pritë në një moment midis orës 22:30 dhe 23:00 natën e 20 marsit. Policia e Met tha se ai u sulmua dhe u grabit përpara se të vritej.

U kryen hetime dhe u shqyrtuan kamerat e sigurisë në zonë dhe detektivët zbuluan se Tafa dhe Emilova i afroheshin Ford Focus-it të Stefanit përpara se ta sulmonin.

Dy burrat, shtoi policia, kontrolluan makinën e Stefanit përpara se ta vidhnin dhe të largoheshin. Më vonë ata parkuan makinën në Simmons’ Ëay ku kryen një kontroll të dytë.

Motivi i sulmit ishte i paqartë, por oficerët besojnë se kishte një debat mes tre burrave që kishte lidhje me trafikun e drogës.

Detektivët e Komandës së Specializuar kundër Krimit identifikuan dhe arrestuan dy personat brenda një jave nga ngjarja.

Tafa dhe Emilova u shpallën fajtorë për vrasje.

Ata u dënuan të premten (22 mars) me një dënim minimal prej 27 vjetësh për vrasjen.