Sindikata e punonjësve të Transportit Hekurudhor, u mblodh sot në Konferencën e saj të gjashtë, konferencë kjo që duhej të mbahej para 6 muajsh, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Osman Metës, sot sindikata vjen më e konsoliduar dhe me elemente të rinj. Në një prononcim për “DurrësLajm” përpara zhvillimit të Konferencës, Meta deklaron se:

Sindikata e Hekurudhës Shqiptare kanë bërë marrëveshje me administratorin, kanë dërguar peticione në ministri e Kryeministri, por fatkisht qeveria nuk do t’i japë licencë të plotë Hekurudhës Shqiptare”.

“Ne sot zgjedhim elementë të rinj, dhe këto vijnë nga të gjithë rrethet, janë delegatë nga të gjitha stacionet, gjithë rajonet, të gjitha njësitë e brigadat që kanë zgjedhur njerëz që dinë të drejtojnë sindikatën e Hekurudhës”.

Osman Meta zotohet se sindikata do të ketë një organizim dhe angazhim më të plotë për të realizuar kërkesat që kanë punonjësit e Hekurudhës.

“Kjo sindikatë ka lidhur kontrata të nivelit të parë dhe të nivelit të dytë në të gjithë Hekurudhën Shqiptare, ku janë futur dhe disa problematika që deri dje nuk kanë gjetur zbatim.

Me vendosmëri duam t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Nëse qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat tona, do të zbatohet me përpimëri kontrata kolektive dhe të drejtat e sindikalistëve”.

Si kryetar i Sindikatës, Osman Meta dha dorëheqjen për të rikandiduar për të njëjtin post, i cili në përfundim të zgjedhjeve arriti sërish të rizgjidhet në krye të saj.

S.L.