Nga 1 janari 2025, Belgjika do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike të njohura si VAPE. Ky vendim erdhi pasi mori miratimin nga Komisioni Evropian, njoftoi Ministri Federal i Shëndetësisë.
Marketingu i këtyre cigareve elektronike është i orientuar drejt të rinjve, duke i tërhequr ata në duhanpirje.
“Cigarja elektronike shkakton shumë dëme për shoqërinë dhe mjedisin. Ky produkt i dëmshëm kryesisht synon të rinjtë tanë. Prandaj jam i kënaqur që më në fund do të mund ta heqim nga tregu”, tha ministri belg i shëndetësisë Frank Vandenbroucke.