Ish-bashkëshortja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Albina Mançka është paraqitur pasditen e sotme në SPAK.
Pas disa minutash pyetje ajo është larguar nga ambientet e SPAK, ndërsa ka refuzuar të deklarohet për mediat.
Paraprakisht mësohet se ish-bashkëshortja e Ahmetaj është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin.
Kujtojmë që Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.