Pavarësisht rinovimit të kontratës së tij me Athletic Bilbao deri në vitin 2027, Nico Williams vazhdon të lakohet për një kalim te Barcelona.

Në moshën vetëm 21-vjeçare, Nico është bërë një nga lojtarët kryesorë për Athletic dhe kombëtaren spanjolle.

Kjo ka bërë që më shumë klube ta shikojnë me interes edhe pse sulmuesi rinovoi kontratën e tij me skuadrën e San Mames deri në vitin 2027 në dhjetor.

Gazeta “Sport”, e cila ka raportuar në të kaluarën se anësori i majtë ishte në axhendën e gjigantëve katalanas, siguron se ai mbetet sërish objektiv.

Klauzola e Williams është rreth 50 milionë euro dhe Chelsea, që ka shfaqur interes për të po mendon ta paguajë atë.

Por përveç bluve të Londrës, edhe Arsenali, synon të firmos me sulmuesin e krahut që ka spikatur në La Liga.

Një aspekt i rëndësishëm i përmendur nga gazeta katalanase është se lojtari do të donte t’i bashkohej skuadrës së Xavi Hernandez, gjë që e mban të hapur derën për transferimin e tij në të ardhmen.