Sot ka hyrë në fuqi ora verore. Akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2024, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.

Pak kohë më parë Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë fund ndërrimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë që aplikojnë prej dekadash. Veç shteteve që kanë përkrahur nismën për kursimin e energjisë ka vende si Turqia dhe Rusia që aplikojnë një orë vjetor.