Erërat e forta në Poloninë jugore të hënën rrëzuan disa pemë, që vranë tre të rritur dhe dy fëmijë, thanë reaguesit e urgjencës në këtë vend.

Një zëdhënës i zjarrfikësve të rajonit, Hubert Cieply, tha se dy gra dhe një 6-vjeçare u shtypën për vdekje në qytetin Rabka-Zdroj.

Ndërsa, një grua vdiq kur një pemë ra në makinën e saj në qytetin e Zakopane në rrëzë të maleve Tatra, tha një zëdhënës i zjarrfikësve të Zakopane, Andrzej Król-Łęgouski.

Një tjetër pemë në të njëjtin qytet vrau një fëmijë, sipas një zëdhënësi për përgjigjet mjekësore, Pauel Mickovski.

Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për erërat e rrezikshme që arrijnë të paktën 62 mph.