Të burgosurit e Nju-Jorkut kanë paditur Departamentin e Burgjeve në këtë shtet, pas vendimit të tij për të vendosur izolim total në burgje gjatë eklipsit total diellor të hënën, më 8 prill.

Padia e paraqitur të premten në gjykatën federale të shtetit argumenton se kjo dispozitë shkel të drejtat kushtetuese të të burgosurve për të praktikuar besimin e tyre, duke i penguar ata të marrin pjesë në një ngjarje të rëndësishme fetare.

Apeli u bë nga gjashtë burra me prejardhje të ndryshme fetare, të burgosur në Institucionin Korrektues në Woodbourne.

Eklipsi i plotë diellor pritet të ndodhë më 8 prill. Ky fenomen ndodh një herë në 7 vite kur Hëna del para Diellit, duke shkaktuar hije mbi një pjesë të Tokës.

Të parët që do të mund ta shohin eklipsin nga Toka do të jenë banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë.