Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës në kuadër të operacionit të koduar “Gurra”. 

45-vjeçari shpërndante kanabis në zona të ndryshme. Nga kontrolli fizik i kryer ndaj këtij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. 

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 7 maska dhe 4 armë të ftohta, dy thika dhe dy përforcues grushti. Dyshohet se përdoreshin nga 45-vjeçari për qëllime kriminale. 

Ndërkohë hetimet vijojnë dhe po punohet për të zbardhur plotësisht këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.