Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se përndiqte dhe kërcënonte përmes telefonit një 38-vjeçare.
Ajo e ka denoncuar në polici duke deklaruar se 21-vjeçari i ka shkaktuar ankth dhe pasiguri. Sipas saj, i riu G. M. e ka përndjekur dhe e ka kërcënuar se do i publikonte disa foto intime të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.





