Një peshkarexhë me tre anëtare në bord ka ngelur në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.
Këta peshkatarë kanë dalë në det që dy ditë më parë dhe kthimin e kishin ditën e djeshme.
Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po i tërheq një tjetër peshkarexhë për t’i sjellë në zonën e Tri Portit.
Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalatë, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre i shkuan në ndihmë.