Pas dy ditëve bllokim për shkak të grevës nga pala greke, në pikat kufitare me Greqinë është rikthyer normaliteti.

Në kufirin me Kapshticën janë krijuar radhë të gjata kamionësh, pasi duhet të kalojnë në skaner. Sipas informacioneve, një kamioni i duhen 7 minuta që të skanohet malli në kufi.

Ndërsa situata në Kakavijë është normale, ndërsa ka vetëm 3 makina në radhë.