Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në KLP, ku u shoqërua nga dy zv.drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi. E pranishme është gjithashtu edhe drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj.
Në një seancë dëgjimore, Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera Dumani tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në vitin 2023.
“SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe më gjerë.”
“Vlera e pasurive të sekuestruar gjatë vitit 2023 është 41 mln euro”, tha Dumani, ndërsa shtoi se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë, për vitin 2023.