Ka vdekur në moshën 112-vjeçare “personi më i vjetër” i Japonisë, Sonobe Gisaburo, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare Kyodo, Sonobe, i lindur më 6 nëntor 1911 vdiq në provincën Chiba, në lindje të kryeqytetit.
Komuna Tateyama, ku banon Sonobe, nuk e bëri të ditur datën e saktë dhe shkakun e vdekjes së të moshuarit për arsye familjare.
Pasi paraardhësi i tij Nakamura Shigeki vdiq në Hiroshima në moshën 111-vjeçare në nëntor 2022, Sonobe fitoi titullin “burri më i vjetër i Japonisë”.
Juan Vicente Perez Mora, që thuhet se është “burri më i vjetër në botë”, vdiq në moshën 114-vjeçare në Venezuelë gjatë kësaj jave.