Deborah Keçi, e cila është pezulluar nga detyra si drejtoreshë e klubit shumësportësh Tirana pasi u vendos nën hetim nga SPAK për “shpërdorim detyre”, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK për rivlersimin e masës së sigurisë.

Deborah Keçi është mes zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tenderat dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt.

Pas pezullimit të saj nga posti i drejtoreshës së Klubit Sportiv Tirana, bashkia e kryeqyetit është vendosur në lëvizje për ta zëvendësuar.