Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojë sot në orën 14:00 mandatin e Olta Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese pushoi gjykimin e çështjes në janar të një viti më parë, me argumentin se më parë duhet të shprehet Kuvendi.

1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit si investitor strategjik që kishte përfituar një prej familjarëve të saj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, demokrati Gazment Bardhi përmes një letre drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla kërkon që Kuvendi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.