SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë për 3 të pandehur që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për terrenet sportive dhe sistemimin e jashtëm të gjimnazit “Asim Vokshi” në Tropojë.
Sipas SPAK, Zenel Çela, Ramiz Bardhi dhe Rexhep Ismajlisufaj, si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi”, Bashkia Tropojë.
Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, sqaron SPAK, të pandehuri kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave).