WhatsApp, në përditësimin e tij të fundit për përdoruesit e iOS, ka prezantuar një opsion që lejon hapjen e galerisë së fotografive.
Përdoruesit e WhatsApp në iPhone tani do të jenë në gjendje të ndajnë fotot më shpejt pasi nuk do të duhet të kalojnë hapa shtesë për hapjen e librarisë së mediave. Prandaj, funksioni do të thjeshtojë përvojën e përdoruesit duke eliminuar hapat e panevojshëm në aksesin në përmbajtjen e mediave brenda bisedave.
Më parë, duhej të shtypje butonin e bashkëngjitjes dhe më pas të zgjidhni “Foto & Video” për të zgjedhur një imazh. Me përditësimin e ri, një shtypje e thjeshtë e gjatë në butonin e bashkëngjitjes ju sjell drejt e te fotot tuaja, duke ju kursyer një klikim.
Përditësimi, i shënuar për iOS 24.7.75, është i disponueshëm tani në App Store.
Nëse nuk e shihni ende përditësimin, mos u shqetësoni. WhatsApp po e prezanton gradualisht, kështu që mund ta merrni në javët e ardhshme.