Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, pasi dyshohet se ish-zyrtarit të lartë të bashkisë i janë gjetur pasuri të fshehura në emër të personave të tjerë.

Ai ishte sot në ambientet e SPAK, së bashku me avokatin e tij, dhe pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Tushe u shpreh se paraqitja e tij në SPAK ishte për mos deklarimin e një pasurie.

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.