Kujdesi për dhëmbët është i domosdoshëm për të pasur një buzëqeshje të bukur. Por qe t’i keni ata të shëndetshëm duhet t’i kushtoni rëndësi larjes së tyre.
Shumica e dentistëve rekomandojnë larjen e tyre për 2-3 minuta. Shanset janë që teksa jeni duke nxituar për në punë apo kur jeni shumë të lodhur dhe mezi prisni të flini në darkë, jeni duke i kushtuar larjes së dhëmbëve rreth 1 minutë.
Tani, nëse keni nevojë për një përbërje sekrete për dhëmbë të bardhë në kushte shtëpie ju mjafton një lugë vaj kokosi, gjysmë luge shafran dhe një lugë vaj menteje. Përziejini këto tre përbërës deri sa të përfitoni një masë të njëtrajtshme, shkruan “Women’s Health”.
Aplikojeni atë me furçën e dhëmbëve njësoj siç bëni kur lani dhëmbët dhe mbajini dhëmbët ashtu për 5 minuta. Pas 5 minutash duhet t’i pastroni dhëmbët dhe t’i rilani me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë këtë metodë, derisa të vini re efektet e saj. Gjithsesi, mos harroni të pastroni dhëmbët tuaj të paktën dy herë në ditë dhe të kryeni vizita të rregullta tek dentisti.