Në pikën kufitare të Morinës fundjava ka nisur me fluks të lartë mjetesh e qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Kjo është fundjava e parë pas muajit të Ramazanit, muaj gjatë të cilit pati kufizim të ndjeshëm të lëvizjes për shkak të agjërimit.

Në pikën e përbashkët kufitare, policia punoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle përgjatë fundjavës sipas marrëveshjes ndërqeveritare.

Vetëm në orët e para të ditës së sotme përmes Morinës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë më shumë se 7000 qytetarë të Kosovës, me rreth 4100 automjete.