Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim thotë se aeroportet në kryeqytetin Teheran rifilluan fluturimet të hënën në orën 6 të mëngjesit me kohën lokale. Aeroportet Imam Khomeini dhe Mehrabad kishin pezulluar operacionet e tyre pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit, tha ushtria izraelite të dielën. Sulmi përfshinte 170 dronë dhe 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk hyri në territorin izraelit dhe 110 raketa balistike prej të cilave një numër i vogël arritën në Izrael, tha zëdhënësi ushtarak, Admirali Daniel Hagari në një deklaratë televizive.
Distanca më e shkurtër nga Irani në Izrael është rreth 1000 km në Irak, Siri dhe Jordani.